KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi, kërkon përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile

Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi, kërkon përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjatë diskutimit në Komisionin për Legjislacion, Tahiri ka shprehur shqetësimin për siç theksoi qasjen që po ndiqet në këtë proces.

Përmes një reagimi në Facebook, ai ka vlerësuar se reforma po shtyhet përpara pa u përfshirë në mënyrë reale komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile, si dhe pa u marrë parasysh amendamentet përmbajtësore të opozitës.

Sipas tij, një proces i tillë nuk mund të konsiderohet reformë gjithëpërfshirëse, nëse përjashtohen akterët që duhet të jenë pjesë e tij, transmeton Klankosova.tv.

Tahiri ka paralajmëruar se një qasje e njëanshme rrezikon që reformën ta shndërrojë në produkt të shumicës parlamentare, pa legjitimitetin dhe konsensusin e nevojshëm.

“Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes”, ka shkruar Tahiri.

Në fund, deputeti i Aleancës ka përsëritur qëndrimin e tij me mesazhin: “Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.