Senegali e ka fituar betejën ligjore për titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur në favor të Senegalit, duke ia njohur titullin që fillimisht e fitoi në fushën e lojës, transmeton GazetaBlic Sport.
Çështja kishte nisur pas finales së zhvilluar ndaj Marokut, ku Senegali triumfoi 1:0 pas vazhdimeve. Megjithatë, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) më pas ia kishte hequr titullin Senegalit dhe ia kishte akorduar Marokut, pas polemikave të krijuara gjatë ndeshjes.
Senegali e kundërshtoi këtë vendim dhe iu drejtua CAS-it, duke kërkuar rikthimin e titullit, gjë të cilën e mori sot.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

