Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës.
Bëhet e ditur se vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu, në njoftim theksohet se punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Burimi: indeksonline.net ↗

