KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

SPAK propozon gjykimin e Erion Veliajt me videokonferencë, shkak gjendja shëndetësore

SPAK propozon gjykimin e Erion Veliajt me videokonferencë, shkak gjendja shëndetësore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t'u paraqitur fizikisht në gjykatë.

Sipas Top Channel, propozimi është bërë nga prokurori Altin Dumani, ndërsa avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.

Për këtë arsye, seanca e së martës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.

Propozimi për mbajtjen e seancave përmes videokonferencës pritet të diskutohet më tej gjatë vazhdimit të procesit gjyqësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.