KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jessica Alba detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë, shuma vjen pas marrëveshjes prej 3 milionë dollarësh

Jessica Alba detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë, shuma vjen pas marrëveshjes prej 3 milionë dollarësh

Jessica Alba duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj, Cash Warren, plot 577,481 dollarë, sipas një vendimi të ri të gjykatës në kuadër të divorcit të tyre.

Aktorja 45-vjeçare dhe producenti 47-vjeçar kanë finalizuar divorcin disa muaj më parë, por detyrimet financiare mes tyre vazhdojnë të jenë në vëmendje, transmeton Indeksonline.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista People, gjykata e Los Angeles ka urdhëruar që Cash Warren të përfitojë 577,481 dollarë nga një plan i ndarjes së fitimeve të lidhur me kompaninë HonorBar Inc., e cila lidhet me Jessica Alba.

Shuma është llogaritur mbi bazën e vlerësimit financiar të datës 30 qershor 2026. Cash Warren ka të drejtë t’i marrë paratë menjëherë, në një pagesë të vetme, ose t’i transferojë në një llogari individuale pensioni (IRA) apo në një plan tjetër të përshtatshëm pensioni.

Megjithatë, shuma përfundimtare mund të ndryshojë në varësi të fitimeve ose humbjeve nga investimet deri në momentin e transferimit të parave.

Pagesa prej 577 mijë dollarësh vjen përveç shumës prej 3 milionë dollarësh, të cilën Jessica Alba kishte rënë dakord t’i paguante ish-bashkëshortit si pjesë e marrëveshjes për ndarjen e pasurisë.

Vendimi i fundit përcakton gjithashtu se, pas kësaj pagese, Jessica Alba nuk do të ketë detyrime të tjera financiare ndaj Cash Warren nga ky plan specifik i ndarjes së fitimeve./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.