Një lidhje familjare mes banoreve të Big Brother VIP Kosova ka zgjuar interesim te publiku.
Bëhet fjalë për Valdrinën dhe ish-finalisten e këtij formati, Xheneta Fetahun, të cilat janë kushërira dhe kanë prejardhje nga i njëjti vend.
Valdrina fillimisht u fut në shtëpinë e BBVK-së të dielën, me qëllim që të kalonte 24 orë në shoqërinë e Valdetit. Mirëpo, qëndrimi i saj përfundoi duke marrë një drejtim krejt tjetër.
Pas shpëtimit të Valdetit nga eliminimi, mbrëmjen e kaluar u konfirmua edhe hyrja zyrtare e Valdrinës si banore e shtëpisë.
Tashmë, të dy do të vazhdojnë garën së bashku, duke u prezantuar si një konkurrent i vetëm në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.
Burimi: indeksonline.net ↗

