KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Papa Françesku rrëfeu se kishte parë tri herë djallin dhe madje edhe “portat e ferrit”

Papa Françesku rrëfeu se kishte parë tri herë djallin dhe madje edhe “portat e ferrit”

Papa Françesku kishte pretenduar se gjatë jetës së tij kishte parë tri herë djallin, si dhe kishte përjetuar një pamje që e përshkroi si “portat e ferrit”. Këto detaje dalin në dritë përmes fragmenteve të reja nga ditari i tij personal.

Në librin “Ditari Privat i Papa Françeskut” (The Private Diary of Pope Francis), të publikuar të martën, një shënim i vitit 2021 përshkruan tri raste kur ish-kreu i Kishës Katolike pretendonte se kishte parë djallin, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Sipas shënimeve të tij, takimi i parë kishte ndodhur teksa ndodhej në një makinë, i dyti në tribunën e korit të kishës gjatë meshës, ndërsa i treti gjatë një takimi me zyrtarë të Vatikanit.

“Nuk mund ta harroj zërin e tij të fuqishëm, të ngjirur”, kishte shkruar Françesku, duke kujtuar njërën prej këtyre përvojave.

Ditari, i cili përfshin periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024, zbulon gjithashtu pendesën e tij lidhur me vizitën në Kili në vitin 2018. Gjatë asaj vizite, Françesku ishte përballur me kritika të shumta për mbrojtjen e një peshkopi të akuzuar se kishte mbuluar rastet e abuzimit seksual të kryera nga një prift.

Më vonë, Papa kërkoi falje dhe thirri të gjithë peshkopët e Kilit në Romë, ku ata paraqitën dorëheqjet e tyre.

“I shkatërruar nga situata në Kili”, kishte shkruar Françesku në një shënim të vitit 2021.

“Ishte e vështirë për mua ta pranoja atë që kishte ndodhur në Kili. Nuk e kisha menduar se situata ishte kaq serioze”, kishte shtuar ai.

Duke iu rikthyer përvojave që i kishte interpretuar si takime me djallin, Françesku kishte thënë se nuk mund t’i harronte sytë e tij kërcënues.

Papa Françesku drejtoi Kishën Katolike për 12 vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 2025.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.