Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.
Lidhur me këtë rast, është deklaruar drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi.
“Ushtari i lënduar i FSK-së nesër i nënshtrohet operacionit urgjent. Ka thyerje të brinjëve, lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit”, ka deklaruar ai për KosovaLive në T7.
Burimi: gazetablic.com ↗

