KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu në takim me ambasadoren greke, flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Haxhiu në takim me ambasadoren greke, flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, vëmendje të veçantë iu kushtua rrugës evropiane të Kosovës, sidomos në prag të presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Haxhiu vlerësoi mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit dhe theksoi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.