KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Bardiqi: Shëndetësia në Kosovë ndër sektorët më pak të financuar në Evropë dhe Ballkan

Bardiqi: Shëndetësia në Kosovë ndër sektorët më pak të financuar në Evropë dhe Ballkan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka thënë se financimi i ulët i shëndetësisë në Kosovë nuk mund të krahasohet me vendet e tjera evropiane, pasi ato ndajnë përqindje më të lartë të bruto produktit vendor për këtë sektor.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi, ku po diskutohen furnizimet, listat e pritjes dhe pajisjet mjekësore, ai ka thënë se rreth 3 për qind e bruto produktit vendor në Kosovë ndahet për shëndetësi, njofton Klankosova.tv.

“Pavarësisht investimeve të vazhdueshme, që janë rreth 10 për qind e buxhetit, shëndetsia në Kosovë vazhdon të jetë sektori më pak i financuar, ashtu si në Ballkan dhe Evropë. Diku rreth 3 për qind e bruto produktit vendor është shpenzuar për shëndetësi”, ka deklaruar ai.

Bardiqi ka deklaruar se në vitin e fundit është shënuar rritje e shpenzimeve për shëndetësi, duke shtuar se krahasimi me vendet e tjera duhet të bëhet duke marrë parasysh nivelin e financimit.

“Si sektor i financuar në këtë mënyrë, nuk mund të bëjmë analogji me vendet e tjera, pasi të gjitha kanë një shpenzim më të madh të GDP-së në shëndetësi”, ka thënë Bardiqi.

Ai ka përmendur edhe paqëndrueshmërinë institucionale dhe zgjedhjet e shpeshta, për të cilat ka thënë se kanë ndikuar drejtpërdrejt në mosrritjen e buxhetit për shëndetësi dhe në zvarritjen e realizimit të investimeve të planifikuara.

Duke folur për listat e pritjes, Bardiqi ka vlerësuar se decentralizimi i shërbimeve është një hap i mirë i ndërmarrë nga SHSKUK-ja për shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët.

“Sa i përket listave të pritjes dhe decentralizimit, konsideroj se është një hap i mirë i ndërmarrë nga SHSKUK-ja për të ulur pritjet”, ka deklaruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.