KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kërkuar që zyrtarët e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) të ftohen për të raportuar para Komisionit për Shëndetësi lidhur me listat e pritjes dhe gjendjen në klinikat e QKUK-së.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, Deliu ka thënë se raporti i prezantuar nuk tregon përmirësim të qëndrueshëm sa i përket listave të pritjes, raporton Klankosova.tv

“Nëse e shohim raportin, shifrat nuk flasin për përmirësim të qëndrueshëm. Në vitin 2023 kanë qenë 14 mijë pacientë në pritje, pastaj numri ka rënë në 10 mijë, ndërsa në qershor ka arritur në 12 mijë”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka përmendur edhe mbi 1 mijë e 200 pacientë që presin për koronarografi, duke theksuar se pritja për këtë shërbim mund të zgjasë deri në një vit.

Deliu ka kërkuar që ShSKUK-ja të raportojë edhe për të dhënat e vitit 2024 dhe për shpërndarjen e pacientëve nëpër klinika.

“kKjo pritje e bënë të pashmangshëm raportimin e antarëve të SHKUK-së. A është marrë parasysh raporti i vitit 2024 pasi pe shohim në raport që është marrë parasysh raporti i viti 2025. Do të ishte mirë të kemi informata se në cilat klinika janë shpërndarë pacientët dhe si janë redukruar këto lista e ne cilat klinika janë fryer listat, do të ishte mirë t’i kemi në mbledhje të raportojnë para komisionit”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.