KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova drejt reformimit të prokurimit publik, numri i kontratave bie deri në 35 për qind

Kosova drejt reformimit të prokurimit publik, numri i kontratave bie deri në 35 për qind

Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të ri të prokurimit elektronik dhe ndryshimet që pritet të sjellë Ligji i ri për Prokurimin Publik.

Kështu u tha në takimin ndërinstitucional me temën “Hapat e ardhshëm të Grupit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik”, të organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me SIGMA/OECD.

Kryetari i Bordit të KRPP-së, Osman Vishaj, tha se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i progresit të deritashëm, identifikimi i sfidave dhe përcaktimi i prioriteteve për punën e ardhshme të grupit ndërinstitucional.

Ai bëri të ditur se javën e kaluar, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian, të zbatuar nga SIGMA, është prezantuar studimi i fizibilitetit, udhërrëfyesi dhe specifikimet për sistemin e ri të prokurimit elektronik.

Sipas Vishajt, sistemi aktual, i cili ka nisur së funksionuari në vitin 2016, ka mundësuar rritjen e transparencës dhe qasjes në tregun e prokurimit publik.

“Fokusi ynë kryesor është tek hapat e ardhshëm të grupit ndërinstitucional për prokurimin publik. Javën që e lamë pas, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit dhe me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian të zbatuar nga SIGMA, patëm kënaqësinë të prezantojmë studimin e fizibilitetit, udhërrëfyesin dhe specifikimet për sistemin e ri të prokurimit elektronik në Kosovë. Ky hap shënon një kapitull të ri të transformimit tonë dixhital, i cili mbështetet mbi një bazë shumë solide. Që nga viti 2016, kur nisi puna me platformën aktuale të prokurimit, kemi ndërtuar një sistem që ka arritur ndjeshëm transparencën dhe qasjen në tregun publik. Vëllimi i punës deri më sot flet vetë për peshën e këtij sistemi. Janë zhvilluar rreth 100 mijë aktivitete të prokurimit. Me mbi 420 mijë oferta të dorëzuara, janë nënshkruar mbi 73 mijë kontrata me një vlerë të përgjithshme mbi 7 miliardë euro. Ky sistem ka rreth 200 autoritete kontraktuese, rreth 20 mijë operatorë ekonomikë dhe mbi 55 mijë përdorues të regjistruar. Sistemi menaxhon 8 Terabajt të dhëna APO, rreth 7 milionë dokumente zyrtare. Këto ditë që po flasim, e kemi edhe dhjetë vjetorin 3 sistemit të prokurimit”, ka thënë ai.

Vishaj foli edhe për integrimin e plotë të sistemit të prokurimit elektronik me sistemin e menaxhimit të financave publike, të njohur si Free Balance, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt disiplinës më të madhe financiare.

Poashtu Vishaj nënvizoi se ky integrim tashmë ka dhënë rezultate, duke theksuar se sipas një analize të KRPP-së për nëntëmujorin e vitit 2026, janë nënshkruar rreth 30 deri në 35 për qind më pak kontrata krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Vishaj: Integrimi i e-prokurimit me Thesarin ka ulur për 30 deri në 35 për qind numrin e kontratave të nënshkruara

“Gjatë kësaj periudhe, kemi finalizuar edhe një arritje tjetër, që dëshmon angazhimin tonë institucional, siç është integrimi i plotë i sistemit të e-prokurimit me sistemin e menaxhimit të financave publike, që njihet si Free Balance. Ky nuk është thjesht një përmirësim teknik, por një kthesë thelbësore në menaxhimin e financave publike. Përkundër sfidave të mëdha teknike, edhe koordinuese, sot kemi një ndërveprim në kohë reale mes dy sistemeve. Gjatë përgatitjes së procedurës, e-prokurimi verifikon automatikisht në Free Balance disponueshmërinë e mjeteve buxhetore. Në momentin e publikimit të procedurës, mjetet bllokohen automatikisht në thesar dhe nuk mund të përdoren për asnjë qëllim derisa të përfundojë aktiviteti. Pas përfundimit të procedurës e-prokurimi njofton në mënyrë automatike thesarin nëse procedura është anuluar para se është lidhur kontrata, duke dërguar të dhënat e saj, si numrin e prokurimit, vlerën e kontratës dhe kontraktorin ose operatorin ekonomik që ne themi. Në thelb, kjo synon që të kemi disiplinë më të madhe financiare. Nëse flasim se sistemi i prokurimit publik me ndërlidhje me thesarin a ka pasur efekt, ju them me përgjegjësi se ka pasur efekt goxha të madh. Në bazë të një analize që e kemi bërë në 9-mujorin e këtij viti, afër 30 apo 35 për qind janë nënshkruar më pak kontrata se në vitin paraprak, në vitin 2026”, shtoi Vishaj.

Ndërkaq, përfaqësuesi i SIGMA-s, Zoran Blazheviç, tha se Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të prokurimit publik, e cila do të kërkojë përgatitje dhe koordinim ndërmjet institucioneve.

Ai përmendi Ligjin e ri për Prokurimin Publik, sistemin e ri të prokurimit elektronik dhe ciklin e ardhshëm të trajnimeve si zhvillime që do të sjellin ndryshime të rëndësishme në këtë sektor.

“Kosova ka treguar përsosmëri në organizimin e këtij aktiviteti dhe përkushtimi i saj vlerësohet shumë nga ana e SIGMA-s. OSHP-ja e Kosovës, pa dyshim, ka ndihmuar që Rrjeti i Prokurimit Publik i Evropës Juglindore të vazhdojë më tej punën e tij. Sot, këtu, do të diskutojmë çështje të ndryshme lidhur me të ardhmen e Grupit Ndërinstitucional të Prokurimit Publik në Kosovë. Çfarë dëshironi të arrini në periudhën e ardhshme dhe si do të punoni së bashku për t’i realizuar këto objektiva? Megjithatë, Kosova tani po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik. Kjo është diçka që është dashur të ndodhte që në vitin 2019, por për arsye të ndryshme është vonuar për më shumë se gjysmë dekade. Ligji i ri për Prokurimin Publik është përgatitur prej disa vitesh dhe pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme. Pa dyshim, do të futen shumë ndryshime. Edhe sistemi i ri i prokurimit elektronik, të cilin e përmendët, pritet të ndryshohet. Gjithashtu, ju pret edhe një cikël tjetër i trajnimeve. Secila prej këtyre zhvillimeve do të kërkojë përgatitje dhe koordinim ndërmjet institucioneve, si dhe udhëzime të qarta për personat që do të zhvillojnë procedurat e prokurimit çdo ditë. Besoj se sot jeni shumë më të përgatitur për këto ndryshime sesa që ishit para 15 vjetësh, në vitin 2009. Keni më shumë përvojë, më shumë njohuri, më shumë kapacitete institucionale dhe profesionistë që e kuptojnë sistemin dhe që janë në gjendje t’i identifikojnë edhe dobësitë e tij. Jeni të vetëdijshëm për problemet që ekzistojnë në procedurat e prokurimit publik, të cilat para dhjetë vjetësh nuk i njihnit”, theksoi ai.

Ai mori si shembull edhe Rumaninë, ku një grup i ngjashëm ndërinstitucional i prokurimit publik funksionon prej gati një dekade dhe ka ndihmuar në adresimin e disa prej problemeve të sistemit kombëtar të prokurimit.

“Edhe Rumania ka një strukturë të ngjashme, një grup institucional të prokurimit publik, i cili funksionon tashmë prej gati një dekade. Edhe ata përballen me një sërë çështjesh në sistemin kombëtar të prokurimit publik në Rumani, ndërsa ky grup institucional i ka ndihmuar të zgjidhin disa prej tyre”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.