Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për sulme të reja të mundshme nga Rusia, duke kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë furnizim shtesë me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore.
Zelensky bëri të ditur se inteligjenca ukrainase ka zbuluar përgatitje për sulme të reja ruse, të cilat mund të shënjestrojnë qytetet dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës, raporton reuters.
Ai u bëri thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera aleate që të përshpejtojnë dërgimin e pajisjeve ushtarake për mbrojtjen e hapësirës ajrore.
Presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e furnizimit me raketa për sistemet Patriot, duke paralajmëruar se vendi ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme për t'u përballur me sulmet ruse.
Ndërkohë, luftimet dhe sulmet ndaj infrastrukturës vazhdojnë, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar.

