KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Mos i neglizhoni këto simptoma”, mjekja alarmon për gripin sezonal (VIDEO)

“Mos i neglizhoni këto simptoma”, mjekja alarmon për gripin sezonal (VIDEO)

Doktoresha Aurora Dollenberg në "Ora 7" në Klan Kosova, ka paralajmëruar për simptoma më të rënda të gripit, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët që po përballen për herë të parë me këtë virus.

Ajo ka apeluar te prindërit që t'i ndjekin rekomandimet dhe protokollet e dhëna nga pediatrit, jo vetëm për vaksinimin kundër gripit, por edhe për vaksinat e tjera.

Sipas saj, fëmijët dhe adoleshentët që nuk e kanë kaluar më parë gripin mund të përjetojnë simptoma me intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe.

Dollenberg ka përmendur temperaturën e lartë, kollën dhe dhimbjen e fytit si disa nga simptomat që mund të shfaqen me këtë infeksion.

Ajo ka përshkruar edhe një formë më të rëndë të gripit, sipas saj e njohur në gjuhën e përditshme si “supergripi”, ku temperatura mund të arrijë 39 deri në 40 gradë Celsius dhe të shfaqet në mënyrë të shpejtë.

“Simptomat mbeten pothuajse të njëjta sikurse herëve të kaluara, por intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre është shumë më e rëndë. Në gjuhën ndërkombëtare është quajtur ‘supergripi’, gripi që temperaturën e fillon me 39 ose 40 gradë dhe në mënyrë të rrufeshme”, ka deklaruar ajo.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.