Një grua është sulmuar fizikisht dhe është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari, me të cilin dyshohet se ishte në lidhje dashurie.
Rasti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, rreth orës 18:00, në Vushtrri.
Sipas raportit policor, viktima fillimisht është sulmuar me një mjet të fortë, ndërsa më pas i dyshuari dyshohet se ka shtënë dy herë me armë zjarri, një herë në ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj.
E lënduara fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Vushtrri 23.11.2026-18:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Vushtrri e më pas në QKUK-Prishtinë. Viktima pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar me një mjet të fort dhe me pas e kishte gjuajtur me arme zjarri dy herë, një herë ne ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur tre fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe dy karikatorë të armës së gjatë të zbrazur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportine policisë.

