Los Angeles Lakers arritën të hakmerren ndaj Utah Jazz për humbjen e pësuar pesë ditë më parë.
Në ndeshjen që u zhvillua sërish në “Qytetin e Engjëjve”, Lakers triumfuan ndaj Utah Jazz me rezultatin 109:94.
Natyrisht, edhe në këtë takim Luka Doncic ishte lojtari më efikas i skuadrës së tij, duke shënuar 28 pikë.
Përveç Doncicit, u dalluan edhe LeRevia, i cili regjistroi double-double me 15 pikë dhe 10 kërcime, si dhe Walker Kessler, që gjithashtu arriti double-double me 10 pikë dhe 12 kërcime.
Në radhët e Utah Jazz, që vazhdon të jetë pa Lauri Markkanen, më i miri ishte Kyle Filipowski me 21 pikë dhe 12 kërcime.
Rezultate, 24 nëntor:
Charlotte Hornets 111 – 117 Memphis Grizzlies
Philadelphia 76ers 111 – 128 Portland Trail Blazers
Indiana Pacers 125 – 120 Oklahoma City Thunder
Minnesota Timberwolves 142 – 116 Brooklyn Nets
Toronto Raptors 111 – 116 Milwaukee Bucks
Chicago Bulls 122 – 108 Cleveland Cavaliers
New Orleans Pelicans 119 – 123 Phoenix Suns
Houston Rockets 116 – 104 Los Angeles Clippers
Los Angeles Lakers 109 – 94 Utah Jazz
Sacramento Kings 107 – 123 San Antonio Spurs

