KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump nderon Rudy Giulianin me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ceremonia nesër në Shtëpinë e Bardhë

Trump nderon Rudy Giulianin me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ceremonia nesër në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të lartë civil që jepet në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Giuliani, i cili konfirmoi se ceremonia e dorëzimit të medaljes do të zhvillohet të martën, në orën 11:00 me orën lokale, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Padyshim që jam shumë i prekur dhe është një nder i madh, jo vetëm ta marr atë, por ta marr prej tij”, deklaroi Giuliani gjatë një interviste në emisionin e drejtuar nga Steve Bannon, një prej figurave të njohura të së djathtës amerikane.

Rudy Giuliani, ish-prokuror dhe kryebashkiak i Nju Jorkut, u bë i njohur fillimisht për luftën kundër mafias në qytet. Ai fitoi vlerësim të gjerë për mënyrën se si menaxhoi situatën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke u kthyer në një nga figurat më të njohura të politikës amerikane.

Gjatë drejtimit të qytetit, ai ishte gjithashtu një nga nismëtarët e politikës së ashtuquajtur të “tolerancës zero”, e cila synonte uljen e kriminalitetit në Nju Jork.

Megjithatë, imazhi i tij publik pësoi një goditje të rëndë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur Giuliani u bë një nga figurat kryesore të përpjekjeve për të përmbysur fitoren e demokratit Joe Biden.

Në vitin 2023, ai u dënua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj dy punonjëseve zgjedhore në Xhorxhia, të cilat i kishte akuzuar për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve.

Pas kësaj, Giulianit iu hoq e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit në Nju Jork dhe Uashington.

Pavarësisht polemikave dhe problemeve ligjore, Trump ka vendosur ta nderojë me një nga vlerësimet më të rëndësishme civile në Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tij të ngushtë me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.