Monza ka arritur një fitore të pastër dhe bindëse me rezultat 3:0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e Serie A, duke e mbyllur takimin me autoritet të plotë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale 1:0 për vendasit, falë golit të shënuar nga Gustavo Varela nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Monza goditi shpejt dhe saktë për ta vulosur fitoren. Në minutën e 51-të, Gustavo Varela u shfaq sërish vendimtar, kësaj radhe me asistin e kapitenit Matteo Pessina e çoi rezultatin në 2:0.
Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 59-të, Jay Robinson shënoi golin e tretë , duke mbyllur praktikisht çdo dilemë rreth fituesit. /IndeksOnline/
Varela fires Monza ahead from the spot on the stroke of half-time! 🎯
#MonzaFiorentina 1-0
#UNROSSOALLAVIOLENZA https://t.co/s4oclya9Th— Lega Serie A (@SerieA_EN) November 23, 2026

