KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Matoshi shpërthen kundër lojtarëve të Kosovës: Ulja e kokës ndaj himnit izraelit është “antisemitizëm klasik”

Matoshi shpërthen kundër lojtarëve të Kosovës: Ulja e kokës ndaj himnit izraelit është “antisemitizëm klasik”

Shkrimtari dhe komentatori politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër futbollistët e Kombëtares së Kosovës, pasi disa prej tyre ulën kokën gjatë intonimit të himnit izraelit para ndeshjes së Ligës së Kombeve. Sipas tij, futbollistët me veprimet e tyre përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe jo vetveten, prandaj duhet t’i respektojnë rregullat e futbollit.

“Ata nuk guxojnë me ulë kokën ndaj himnit izraelit, e kjo është antisemitizëm klasik”, tha Matoshi.

Komentet Matoshi i dha në emisionin “POLITIKO” në Kanal 10, ku debatoi me profesorin Olsi Jazexhi, i cili ishte i lidhur drejtpërdrejt nga Malajzia.

Ndeshja Kosovë-Izrael u luajt më 14 nëntor në Prishtinë dhe përfundoi 0-0, ndërsa tifozët  dhe brohoritën gjatë himnit izraelit. Sipas mediave, disa nga lojtarët kosovarë uluan kokën gjatë himnit, ndërsa lojtarët dhe stafi izraelit e kënduan me zjarr,

Një skenë e ngjashme ndodhi edhe më 2023, kur tifozët vilën himnin izraelit në takimin e dy ekipeve në Prishtinë. UEFA tha atëherë se kishte hapur procedura për ngatërresat gjatë himneve kombëtare. Ky ishte takimi i parë i Izraelit pas sulmit të 7 tetorit./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.