KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe

Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerësuar se partia ka kaluar nëpër një periudhë dobësimi dhe çorganizimi që nga largimi i Hashim Thaçit nga drejtimi i saj, pas shkuarjes së tij në Hagë në vitin 2020.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haliti ka thënë se gjashtë vjetët pa Thaçin si lider të pakontestueshëm kanë krijuar zbrazëtira në udhëheqjen e PDK-së.

Ai ka përmendur përpjekjet e Kadri Veselit për të krijuar një strukturë të re udhëheqëse para se edhe ai të shkonte në Hagë, por ka thënë se zhvillimet e mëvonshme e kanë dobësuar organizimin e partisë.

“Kjo periudha 6 vjeçare pa Hashimin si lider i pakontestueshëm i PDK-së, ka krijuar zbrazëtira. Edhe Kadriu, kur e la atë ditën që ka ik, u përpoq ta krijoj një udhëheqje, një kryesi të ngushtë, që atij iu duk e rëndësishme dhe në rregull. Por pasiqë u mbajtën zgjedhjet dhe pasi që Enveri dha dorëheqje, u largua nga kryesia e PDK-së, erdhi Memli dhe realisht kjo periudhë e çorganizoi partinë. Sepse u krijuan disa blloqe brenda partisë. Në vazhdimësi edhe periudha e Bedriut ka qenë periudhë e pafuqisë të Bedirut. Sepse një pjesë e madhe në kryesi e shiheshin vetën më të rëndësishme se sa Bedriu. Arseja pse s’jane mbajt zgjedhjet për 7 vjet në PDK, prapë ka krijuar të metat e dobësitë e saj në terren”, ka deklaruar Haliti.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.