KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosja e ushtarit të FSK-së, mjekët në QKUK japin detaje për gjendjen e tij

Plagosja e ushtarit të FSK-së, mjekët në QKUK japin detaje për gjendjen e tij

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

Fillimisht, ushtari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në lidhje me rastin, detaje për IndeksOnline ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai ka thënë se gjendja e ushtarit është stabile.

“Një ushtar i plagosur është sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.