KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ushtari i FSK-së lëndohet nga shpërthimi i municionit në ar*më, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ushtari i FSK-së lëndohet nga shpërthimi i municionit në ar*më, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili u lëndua nga shpërthimi i municionit brenda armës në Babaj të Bokës, është në gjendje stabile.

Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.

Ai ka bërë të ditur se ushtari është sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës, ku fillimisht kishte marrë trajtimin mjekësor.

“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla. /Lajmi.net/

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.