KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër – hyri në drejtim të kundërt në autostradë dhe u kap me drogë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër – hyri në drejtim të kundërt në autostradë dhe u kap me drogë

Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, është arrestuar nga Policia kantonale e Ticinos në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 19 nëntor, në Arbedo, pasi i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në drejtim të kundërt në pjesën e daljes së autostradës A2, shkruajnë mediat zvicerane.

Pas ndalimit nga një patrullë e Policisë kantonale, autoritetet kanë ushtruar kontrolle në automjetin me targa ticinese dhe në një apartament në zonën e Luganos, ku i riu po qëndronte. Gjatë këtyre kontrolleve, policia ka gjetur disa dhjetëra gramë kokainë, si dhe një sasi parash në franga zvicerane dhe euro.

Në operacionin e zhvilluar për arrestimin e 24-vjeçarit ka bashkëpunuar edhe Shërbimi antidrogë i Policisë së qytetit të Luganos. Njoftimi për arrestimin është bërë publik të hënën, më 23 nëntor, nga Ministria Publike dhe Policia kantonale.

Aktualisht, ndaj të riut rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale të shkeljes së rëndë të Ligjit federal për narkotikët dhe shkeljes së Ligjit federal për qarkullimin rrugor. Hetimet për këtë rast po koordinohen nga prokurori publik, Roberto Ruggeri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.