KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rrëfimi i Kate Middleton në dokumentarin për përvojën e saj me kancerin, bisedë prekëse me të vëllanë (VIDEO)

Rrëfimi i Kate Middleton në dokumentarin për përvojën e saj me kancerin, bisedë prekëse me të vëllanë (VIDEO)

Në trailerin e dokumentarit "Heal" të Kate Middleton, princesha e Uellsit ndan një bisedë emocionuese me vëllanë e saj më të vogël, James Middleton.

Në një sekuencë të dokumentarit, ata shihen duke biseduar teksa ecin në mal.

James e pyet: "A nuk është traditë të godasësh këmbanën kur largohesh nga Royal Marsden?"

Kate i përgjigjet: "Po, por unë nuk e godita këmbanën".

I emocionuar, James i thotë: "Atëherë, ndoshta kjo është këmbana jote", duke iu referuar ngjitjes së tri majave më të larta në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyshja kishin folur për këtë ngjitje dy vjet më parë, në kohën kur Kate ishte diagnostikuar me kancer.

"Para dy vjetësh të thashë se do ta ngjisnim këtë mal së bashku", i kishte thënë James.

Më pas, ai u shpreh se ishte jashtëzakonisht krenar me motrën e tij.

"Jam jashtëzakonisht krenar për motrën time të dashur", tha James. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.