KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës dhe përvojë në pozita të rëndësishme udhëheqëse.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Ajvazi ka mbajtur pozita të larta në strukturat e Policisë së Kosovës, duke filluar nga udhëheqja e Njësive Speciale, e deri te drejtimi i departamenteve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, transmeton IndeksOnline.

Para vitit 2019, ai ishte shef i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ndërsa më pas mori përgjegjësi në drejtimin e operativës policore në Prishtinë.

Në vitet 2021-2023, Ajvazi ushtroi detyrën e drejtorit të Divizionit për Siguri Publike, ndërsa gjatë vitit 2024 shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Rendit Publik.

Në periudhën 2025-2026, ai vazhdoi angazhimin në nivel të lartë drejtues, si drejtor i Departamentit të Rendit Publik.

Përvoja e tij në njësitë speciale, operativën policore dhe menaxhimin e sigurisë publike përbën një pjesë të rëndësishme të profilit profesional me të cilin Ajvazi hyn në garën për drejtor./IndeksOnline/

Zbulohen tre kandidatët për Drejtor të Policisë

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.