KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Afro 400 raste me fruth në Kosovë, 45 vetëm gjatë javës së fundit

Afro 400 raste me fruth në Kosovë, 45 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se fruthi po vazhdon të përhapet në vend.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 22 nëntor 2026 janë konfirmuar 381 raste, prej të cilave 45 vetëm gjatë javës së fundit, në 26 komuna të Kosovës. Pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë, transmeton IndeksOnline.

Mbi 95% e rasteve janë te personat e pa vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Çka është fruthi?

Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi në kohë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët, por edhe komunitetin.

IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin e rregullt dhe vaksinimin plotësues për fëmijët që kanë mbetur pa vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR. Gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 4,187 fëmijë të moshës 2–5 vjeç përmes aktiviteteve të vaksinimit plotësues.

IKShPK u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

Duke pasur parasysh përhapjen e fruthit, rekomandohet kujdes i shtuar për fëmijët nën moshën 12 muaj, të cilët ende nuk e kanë marrë vaksinën MMR, duke kufizuar sa të jetë e mundur ekspozimin e tyre në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.