KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj, Kina dënon me vd*kje zyrtarin

Nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj, Kina dënon me vd*kje zyrtarin

Kina ka dënuar me vdekje një zyrtar të aparatit qendror shtetëror për zbulimin e sekreteve shtetërore ndaj një vendi të huaj, sipas një raporti anonim të publikuar të hënën nga një llogari në rrjetet sociale e lidhur me shtetin.

Baomiguan, një llogari që mbikëqyret nga Administrata Kombëtare Kineze për Mbrojtjen e Sekreteve Shtetërore, bëri të ditur se një zyrtar administrativ, i identifikuar vetëm me mbiemrin Ma, ishte rekrutuar nga një agjenci e huaj spiunazhi gjatë kohës që shërbente jashtë vendit.

Pasi u kthye në Kinë, Ma dyshohet se dërgoi mbi 100 raporte inteligjence sipas udhëzimeve të menaxherit të tij, duke përfshirë 35 artikuj që më vonë u konsideruan sekrete shtetërore, gjatë një operacioni “të gjatë”, duke marrë mbi një milion juanë, thuhet në postim.

Rasti, i ndarë gjerësisht nga mediat shtetërore, ishte për një kohë të shkurtër tema kryesore në platformën kineze të mediave sociale Weibo të hënën në mëngjes.

Rregullatori i sekretit shtetëror dhe Ministria e Sigurisë së Shtetit (MSS), agjencia kryesore e Kinës për mbledhjen e inteligjencës dhe kundër-spiunazhin, i janë drejtuar gjithnjë e më shumë mediave sociale vitet e fundit për të paralajmëruar zyrtarët të mos bëhen informatorë ose spiunë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.