KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani kërcënon SHBA-në: Do të përdorim të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë bllokadës detare

Irani kërcënon SHBA-në: Do të përdorim të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë bllokadës detare

Irani ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë bllokadën detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për t’iu kundërvënë asaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi të hënën se veprimet amerikane përbëjnë, sipas Teheranit, agresion ushtarak ndaj Iranit, raporton Aljazeera, transmeton IndeksOnline.

“Ne sigurisht që nuk do t’i tolerojmë këto veprime dhe do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për t’iu kundërvënë agresionit amerikan”, tha Baghaei gjatë një konference për media.

Ai theksoi se masat e SHBA-së, përfshirë sanksionet ekonomike dhe bllokadën detare, nuk mund të konsiderohen vetëm masa ekonomike.

“Në këto rrethana, Irani ka të drejtë, në bazë të nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të përdorë çdo mjet në dispozicion për vetëmbrojtje”, deklaroi zëdhënësi iranian.

Lufta mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit shpërtheu më 28 shkurt, kur sulmet ajrore amerikano-izraelite vranë liderin suprem iranian, Ali Khamenei, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit.

Konflikti më pas u përhap edhe në pjesë të tjera të rajonit, pasi Irani ndërmori sulme me raketa dhe dronë, ndërsa grupet e armatosura që mbështet Teherani në Liban, Jemen dhe Irak u përfshinë gjithashtu në luftime.

Në qendër të përplasjes është vendosur Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror. Irani ka vazhduar përpjekjet për të bllokuar këtë korridor strategjik.

Në përgjigje, Uashingtoni vendosi bllokadë ndaj porteve iraniane, me synimin për ta detyruar Teheranin të ndalë përpjekjet për mbylljen e ngushticës. SHBA-ja ndërmori gjithashtu masa të reja ekonomike dhe krijoi një task-forcë për të penguar rrugët tokësore të furnizimit drejt Iranit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.