KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina bëhet pikëtakimi i talentëve të rinj në Turneun Maarif të Pingpongut

Prishtina bëhet pikëtakimi i talentëve të rinj në Turneun Maarif të Pingpongut

Turneu Maarif i Pingpongut do të mbahet më 18 dhjetor në Prishtinë

Përfaqësia e Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, do të organizojë Turneun Maarif të Pingpongut 2026, më 18 dhjetor 2026, në Kampusin e Prishtinës të Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës. Turneu do të mbledhë nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe të larta nga mbarë Kosova.

Aktiviteti synon të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve në sport, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe të promovojë lojën e ndershme, frymën ekipore dhe respektin e ndërsjellë.

Garat do të zhvillohen në katër kategori: vajza dhe djem të shkollave të mesme të ulëta (klasat 6–9), si dhe vajza dhe djem të shkollave të mesme të larta (klasat 10–12). Çdo ekip do të përbëhet nga tre lojtarë dhe një lojtar rezervë.

Federata e Pingpongut të Kosovës do të ofrojë mbështetje profesionale për referimin, hedhjen e shortit, orarin e ndeshjeve dhe koordinimin teknik. Organizimi, përgatitja e ambienteve dhe mikpritja e pjesëmarrësve do të realizohen nga Maarif.

Shkollat e interesuara mund të aplikojnë deri më 15 dhjetor 2026, duke plotësuar formularin e regjistimit:https://forms.cloud.microsoft/r/7RWhR4XRe9

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.