Një këmbësorë është goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, në afërsi të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga “Zëri”, këmbësori është goditur nga një shofer i një kompanie të taksive në “zebra”.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur ekipi mjekësor, përderisa “Zëri” është në pritje të informatave zyrtare nga Policia e Kosovës dhe do t’ju mbaj të informuar lidhur me këtë aksident.
Burimi: zeri.info ↗

