Gjatë vazhdimit të seancës gjyqësore në rastin “Capat-Sekiraqët”, janë publikuar përgjime të bisedave telefonike, përfshirë edhe përgjime të prokurorisë në Qendrën e Paraburgimit.
Pas publikimit të tyre, Korab Gashi ka reaguar në gjykatë, duke pretenduar se fjalët e tij në përgjime po keqinterpretohen.
“Po keqinterpretohen fjalët e mia në përgjime”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkaq, Robert Llumnica ka kërkuar që të dëgjohen me vëmendje deklaratat dhe të sqarohet konteksti i ngjarjeve.
“Ngoni kush çka ka thënë, kush ka qenë i pranishëm dhe çka ka ndodhur”, ka thënë Llumnica.
Seanca po vazhdon në sesionin e pasdites, pas tensioneve të shënuara gjatë pjesës së paradites. Në një moment, Salih Sekiraqa kishte kërkuar të dërgohej në qeli, duke deklaruar: “Çomni në qeli, ju lutna, nuk muj me nejt ma”.
Ndërkohë, Robert Llumnica kishte autorizuar avokatin e tij që mediave t’ua dorëzonte shkresat e lëndës.

