KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj paraburgim për të riun që dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia

Një muaj paraburgim për të riun që dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Endrit Azemit, i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes platformës GoFundMe dhe aktiviteteve të organizuara në Gjilan rreth 189 mijë euro.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Azemi dyshohet se nga 9 deri më 21 nëntor 2026, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka sajuar pretendimin se ishte i sëmurë nga leukemia akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, përmes hapjes së një fushate në platformën GoFundMe dhe aktiviteteve të organizuara nga familjarë e persona të tjerë në qytetin e Gjilanit, i dyshuari ka arritur të grumbullojë 162 mijë e 522 euro përmes platformës, ndërsa nga aktivitetet në Gjilan janë mbledhur edhe 26 mijë e 684 euro e 80 centë.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të grumbulluara arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 centë, ndërsa qytetarëve të ndryshëm dyshohet se u është shkaktuar dëm material.

Gjykata ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Azemi dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.