Zlatan Ibrahimovic ka siguruar një rol në një serial të suksesshëm britanik. Ky është sezoni i tretë i serialit “Mobland” në të cilin do të shfaqet Zlatan. Thuhet se 45-vjeçari do të luajë rolin e një personazhi negativ në dramën gangsterësh, ku pjesë e kastit janë emra të shquar si Tom Hardy, Helen Mirren dhe Pierce Brosnan.
“Është shumë emocionuese të kesh Zlatanin në kast. Është tashmë një serial plot yje, por ky nënshkrim surprizë me siguri do të ndihmojë në rritjen e profilit të tij dhe do t’i bëjë të gjithë të flasin”, thotë një burim.
Xhirimet pritet të fillojnë së shpejti dhe sezoni i tretë pritet të dalë premierë në fund të vitit 2027, por një datë përfundimtare nuk është caktuar ende.
Seriali, sezoni i parë i të cilit u publikua në vitin 2025, është një dramë gangsterësh britanike rreth dy familjeve rivale kriminale në Londër. Nuk specifikohet saktësisht se çfarë roli do të ketë Ibrahimovic, përveç se do të luajë një personazh negativ.
–”Zlatan ka pamjen e duhur për të luajtur një personazh negativ dhe me 195 centimetra ai ka një pamje vërtet mbresëlënëse”, thotë burimi.
Kjo nuk është hera e parë që suedezi ka aktruar. Ai është shfaqur më parë në disa reklama dhe kishte një rol në “Asterix and Obelix: In the Land of the Dragon” nga viti 2023.
Ibrahimovic e përfundoi karrierën e tij në vitin 2023 dhe që atëherë ka vepruar si këshilltar te AC Milan dhe gjithashtu ka vepruar si ekspert për Fox gjatë Kupës së Botës së kësaj vere./Indeksonline/

