Evisa Pacolli ka prezantuar kostumin kombëtar në Porto Riko, duke u shfaqur me një krijim të veçantë, të frymëzuar nga ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Por ajo që e bën këtë veshje edhe më domethënëse është simbolika e saj. Krahët e mëdhenj të kaltër përfaqësojnë lirinë, sakrificën dhe forcën e popullit të Kosovës.
Përmes këtij prezantimi, Evisa përcolli një mesazh krenarie për historinë dhe identitetin e vendit tonë.
Evisa është e lindur dhe rritur në Kanada.
Burimi: indeksonline.net ↗

