Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot parashihej të zhvillohej seanca në rastin e njohur si “Capat vs Sekiraqa”.
Por kjo seancë ka dështuar sërish, pas një sërë diskutimesh brenda saj.
Të akuzuarit në këtë rast kanë akuzuar njëri-tjetrin, derisa disa prej tyre kanë kërkuar që të publikohen audio-incizimet e kërcënimeve, derisa u kërkua që edhe shkresat e lëndëve të ju barten mediave.
Sipas të akuzuarve duhet ta dinë të gjithë se çka ka ndodhur në rastin e tyre.
Kurse në një rast, i akuzuari, Salih Sekiraqa ka kërkuar që të lirohet nga salla, e të kthehet në qeli, pasi refuzoi ta dëgjojë avokatin mbrojtës të “Capave”.
“Lidhmi duart, asnjë minut nuk rri mo këto. S’ka kushte këtu, veç ai po fol. Zonja gjykatëse jepma pushim a diçka, kthemi në çeli se nuk rri mo. Smuj me ngu është mashtrues o ky, ky o pedofil”,deklaroi ai.
Kurse gjykatësja i kërkoi që të ketë kujdes me fjalët.
Pas kësaj është vendosur që të ndërpritet seanca në fjalë, pasi Salih Sekiraqa u revoltua më avokatin e të akuzuarit Korab Gashi, Kujtim Kërveshi./Lajmi.net/



