Xhiroja e dhjetë e Superligës në basketboll solli ndeshje të zjarrta dhe rivalitet të madh.
Trepça fitoi derbin ndaj Bashkimit me rezultat 61:50, në një duel shumë interesant në Minatori.
Edhe Bora triumfoi ndaj Rahoveci me shifrat 64:91.
Por Sigal Prishtina nuk arriti t'ia dalë. Ylli i Suharekës e mundi për herë të dytë në këtë edicion, kësaj radhe 92:79.
Ndërkohë Peja u rikthye te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi që kishte pësuar. Verdhezinjtë e kapën ndeshjen ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 80:88. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

