KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mos i lejoni fëmijët të luajnë” – “GTA 6” trazon botën, ekspertët alarmojnë prindërit (VIDEO)

“Mos i lejoni fëmijët të luajnë” – “GTA 6” trazon botën, ekspertët alarmojnë prindërit (VIDEO)

Një nga videolojërat më të mëdha në botë, "GTA 6", që është lansuar gjatë javë së kaluar pas më shumë se 10 vitsh pritje, ka ngjallur diskutime të shumta për përmbajtjen dhe ndikimin mes përdoruesve.

Në emisionin e mëngjesit "Ora Shtatë" në Klan Kosova, u diskutua për përmbajtjen e saj, për promovimin e dhunës, përmbajtjeve eksplicite dhe sjelljeve kriminale.

Psikologu Agron Terziqi alarmoi për varësinë e përdoruesve të "GTA 6" që shpenzojnë orë të tëra duke luajtur këtë videolojë.

“Kanë arritë në njëfarë formë ta stimulojnë trurin e njeriut, deri në atë masë që të mos ta dallojnë realitetin prej virtuales. Do të thotë ka arritur tash virtualja me kalu realitetin, dhe me u duk virtualja më e bukur, më joshëse dhe më sfiduese se vet realiteti”, thotë Terziqi.

Ai tregon se emocionet përjetohen nga afër në varësi të ngjarjeve dhe skenave që shfaqen aty.

Kurse, Sead Llazani, i cili luan lojëra të tilla tregoi se në ditën e lansimit të kësaj videoloje ka qëndruar me orë të tëra duke luajtur.

“Si u dal loja kam bërë challenge dmth sfidë, e kam pritur lojën një orë, dhe 24 orë kam qëndruar live, 22 orë kam luajtur”, shprehet ai.

Kurse, eksperti i teknologjisë, Darsej Riza, foli edhe për përfitimet ekonomike që sjellë kjo lojë.

“Ki plot njerëz që kanë fillu me kriju përmbajte, kontent online, ku ka kriju vende pune. Ki njerëz që janë tu stream për të, por janë edhe ekipa ndihmëse e streamerave që merren me krijimin e klipeve të ndryshme, vendosjen e tyre në rrjete sociale”, thekson ai.

Pas 13 vjetësh pritjeje, trailerash rekord dhe shtyrjesh të shumta, videoloja më e shumëpritur e viteve të fundit, Grand Theft Auto 6 (GTA 6), më në fund ka mbërritur te lojtarët, duke marrë menjëherë vlerësime historike.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.