KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“O ku je, se kam me të myt” – Kërcënimi ndaj bashkëshortes që përfundoi me një muaj paraburgim në Gjakovë

“O ku je, se kam me të myt” – Kërcënimi ndaj bashkëshortes që përfundoi me një muaj paraburgim në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit F.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se më 21.11.2026, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec, Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e mikut të tij, i pandehuri, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K., me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional, pasi më 18.11.2026, për shkak të mosmarrëveshjeve me të pandehurin, ajo kishte shkuar te familja e saj, ku po atë ditë kishte pranuar një mesazh zanor nga i pandehuri, i cili e kishte kërcënuar me fjalët: „O ku je, o kom me të myt, po ku je“, ndërsa ditën kritike, në orët e para të mëngjesit, i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte dhe të hipte në veturë, kinse për të biseduar, ndonëse ajo kishte frikë për jetën e saj; po ashtu, me të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm, përkatësisht thikë, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit axhës së bashkëshortes së tij F.Gj., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte dalë për të biseduar me të, i pandehuri, në momentin kur ai kishte hapur derën, e kishte sulmuar me thikë në fytyrë dhe, kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për tu mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda“ në Gjakovë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, dje pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit A.K., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 21 nëntor 2026 deri më 21 dhjetor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.