Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se asfaltimi në Lotin 3 të rrugës Kijevë-Dollc është drejt përfundimit.
Ata kanë treguar si është gjendja në terren.
“Në këtë segment prej 3,15 kilometrash po shtrohet shtresa e tretë e asfaltit. Paralelisht, po vendoset sinjalistika horizontale dhe vertikale. Vlera e investimit në këtë segment është mbi 1 milion euro. Punimet vazhdojnë përgjatë gjithë aksit Kijevë–Zahaq për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të rritur sigurinë rrugore”, ka njoftuar MIT. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

