KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e talentuar Francesco Pio Esposito, duke e konsideruar italianin si një futbollist të paprekshëm në planet e klubit zikaltër.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolo Schira, të dy klubet angleze kanë shfaqur interesim për transferimin e 21-vjeçarit, por Interi nuk ka qenë i gatshëm të negociojë largimin e tij.

Newcastle United madje ka provuar të bindë klubin italian me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por përgjigjja e Interit ka qenë negative.

Zikaltrit kanë besim të madh te sulmuesi dhe këtë e kanë dëshmuar edhe me vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2032, të nënshkruar në shtator.

Vlera e Espositos vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Interin dhe Kombëtaren e Italisë.

Ai deri më tani ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në të gjitha garat me fanellën e Interit, përfshirë edhe het-trikun e shënuar në barazimin e mbrëmshëm ndaj Atalantas.

Me këto paraqitje, Esposito është shndërruar në një nga talentet më të kërkuara të futbollit italian, por Interi duket se nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij, pavarësisht interesimit dhe ofertave nga klubet e Ligës Premier./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.