Shqipëria ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se sulmi me dron detar ndaj një korveteje ruse është nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar raportimet si të pasakta dhe të pambështetura në prova të verifikueshme.
Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendi nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident dhe territori i Shqipërisë nuk është përdorur, apo vënë në dispozicion, për nisjen ose lehtësimin e sulmit.
Në reagimin e tyre, autoritetet u kanë bërë thirrje mediave dhe palëve që kanë publikuar këto pretendime që të korrigjojnë informacionin e shpërndarë dhe të tregojnë përgjegjësi në raportimin e çështjeve të ndjeshme, veçanërisht kur ato lidhen me zhvillimet e sigurisë dhe tensionet ndërkombëtare.
Shqipëria, përmes këtij qëndrimi, distancohet nga çdo pretendim për përfshirje në incidentin në fjalë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

