KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit

Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit

Bizneset prodhuese në Kosovë po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike dhe rritje të kostove të prodhimit, të cilat po ndikojnë në proceset e punës, shkaktojnë humbje dhe vështirësojnë konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Përfaqësues të kompanive prodhuese kanë ngritur këto shqetësime duke kërkuar mbështetje institucionale përmes investimeve në energji solare dhe lehtësimeve për prodhuesit.

Kadir Bajrami, menaxher i prodhimit në kompaninë “Hit Flores”, e cila merret me grumbullimin dhe përpunimin e frutave malore, bimëve mjekësore dhe frutave, ka thënë për EO se kompania operon kryesisht në tregjet ndërkombëtare, ndërsa për produktet e reja ushqimore është e pranishme edhe në tregun vendor.

“Ne zakonisht me programin që kemi me fruta të egra, operojmë 98% në vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet Arabe. Po ashtu në programin tjetër që kemi filluar që tre vite jemi në tregun e brendshëm vendor, po ashtu bëjmë edhe eksporte jashtë vendit”, tha Bajrami.

Ai ka theksuar se ndërprerjet e energjisë elektrike paraqesin problem serioz për bizneset, pasi shkaktojnë humbje dhe dëmtime të inventarit.

Tutje, Bajrami ka potencuar që Qeveria të mbështesë prodhuesit përmes granteve për instalimin e paneleve solare.

“Çdo biznes, çdo vend normalisht ka sfida, ka probleme. Për fat të mirë te në kompaninë tonë në zonën e Dragashit nuk kemi pasur shumë reduktime. Po përkundrazi është një problem shumë i madh që ndikon si në kosto të prodhimit, shkakton humbje, bën prishje të invertarit, ka shumë efekte. Qeveria të jetë krah popullit, përkrahjen, është puna me për shembull me rrymën, të jenë grante me energji solare, të ndihmojnë pak në kursime që të jetë diçka më e lehtë për përballimin e kostave sa i përket prodhimtarisë. Zakonisht ne punëtor vjetor i kemi 35 deri në 40, kurse sezonal shkon deri në 100”, theksoi ai.

Ndërkaq, Samir Durmishi, drejtor në kompaninë SANY SH.P.K. me seli në Prizreni që merret me prodhimin e pastave dhe jufkave artizanale, ka thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike po e vështirësojnë ndjeshëm punën e fabrikës.

Ai ka sqaruar se përdorimi i gjeneratorëve është tepër i kushtueshëm dhe se kompania nuk mund ta përballojë prodhimin në këtë mënyrë, ndërsa reduktimet, sipas tij, po ndodhin pothuajse çdo ditë.

“Kryesisht operojmë vetëm në tregun e Kosovës për momentin. Jemi duke shikuar për tregje të tjera. Sfida për mungesën e energjisë elektrike është duke na shkaktuar shumë dëm, ku me gjenerator është kosto e papërballueshme për prodhimin. Domethënë ne nuk mundemi me me punu me gjenerator. Ndërprerje kemi gati thuajse çdo ditë, ku është shumë problem edhe për prodhimin, edhe për punëtorët, edhe për të gjitha. Për arsye që s’po mundemi me i përballu ndryshe”, potencoi ai.

Durmishi ka ngritur shqetësimin edhe për rritjen e kostove të prodhimit, duke thënë se çmimet e lëndës së parë dhe derivateve ndikojnë drejtpërdrejt në veprimtarinë e kompanisë.

Ai ka kërkuar mbështetje për prodhuesit, duke përmendur edhe lehtësirat në zbatimin e TVSH-së si një nga mundësitë për uljen e barrës financiare.

“Çmimi te kostot e prodhimit është duke ndikuar shumë, ku ka ndikuar kur edhe nga lënda e parë te derivatet, sepse çdo gjë varet, sepse ne çdo gjë e kemi lëndë të parë, e kemi miellin, ku çdo gjë është e lidhur me derivatet. Ka ndikuar, por që po presim një stabilizim për derivatet. Unë mendoj që ka plot lloje, plot mundësi për me e ndihmu neve. Një ndër mundësitë është që edhe me zbatimin e TVSH-së, që ndikon shumë te ne si prodhues”, theksoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.