KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

I dërguari i Trumpit: Rusia është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s

I dërguari i Trumpit: Rusia është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s

Jared Kushner ka deklaruar se Rusia është e gatshme të diskutojë mundësinë që Ukraina të marrë garanci sigurie të ngjashme me ato që parashikon neni 5 i NATO-s.

Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili është një nga dy të dërguarit e tij në negociatat me Moskën, publikoi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Kushner, i cili është biznesmen dhe investitor, po udhëheq përpjekjet diplomatike së bashku me Steve Witkoffin, një investitor në pasuri të paluajtshme të angazhuar në diplomaci. Të dy janë kritikuar më herët për mungesë përvoje në trajtimin e çështjeve të ndërlikuara me Rusinë.

Në deklaratën e tij, Kushner tha se Trump është i gatshëm të shqyrtojë garanci sigurie për Ukrainën, të ngjashme me ato të NATO-s, ndërsa pretendoi se edhe Rusia është e gatshme të diskutojë një mundësi të tillë.

Ai e cilësoi këtë si një “hap të madh përpara”.

Megjithatë, deri më tani, përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja kanë sjellë pak rezultate konkrete në drejtim të përfundimit të luftës.

Në të njëjtën ditë kur Kushner bëri deklaratën, një sulm rus me dronë ndaj një supermarketi në rajonin e Kievit vrau tre persona. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.