Një moment emocionues është shënuar sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, kur Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet, hyri për të qëndruar aty për 24 orë.
Fillimisht, banorët morën njoftim nga Vëllai i Madh që të ngriheshin para se të hynte Valdrina.
Ndërkohë, Valdeti, i cili në atë moment ndodhej para monitorit, u ngrit sapo pa bashkëshorten e tij dhe iu afrua për ta përqafuar.
Takimi i tyre u shoqërua me puthje dhe përqafime të shumta, duke krijuar një moment të veçantë emocional brenda shtëpisë.
Valdrina do të qëndrojë për 24 orë në shtëpinë e BBVK-së, pranë bashkëshortit të saj./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

