Një surprizë e veçantë ka ndodhur sonte për banorin e Big Brother VIP Kosova 5, Valdetin.
Bashkëshortja e tij, Valdrina, ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të qëndrojë për 24 orë.
Hyrja e saj vjen si pjesë e një surprize të përgatitur nga produksioni, i cili paraprakisht kishte paralajmëruar se një mysafire do të vizitonte shtëpinë, pa zbuluar identitetin e saj.
Tashmë, Valdeti do të ketë mundësinë të kalojë 24 orë pranë bashkëshortes së tij, në një takim që pritet të sjellë emocione brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

