KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trepça triumfon në derbin e Superligës ndaj Bashkimit

Trepça triumfon në derbin e Superligës ndaj Bashkimit

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 61-50 në kryendeshjen e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Minatorët me këtë fitore u revanshuan për humbjen e pësuar një muaj më parë në Prizren.

Në këtë ndeshje Bashkimi u paraqit e dobësuar pa dyshen Zeqiri/Kakruki mungesën e të cilëve vendasit e shfrytëzuan në maksimum

Çereku i parë ishte i barabartë derisa në tre periudhat tjera mitrovicasit ishin më të mirë dhe me meritë e fituan ndeshjen.

Jacori Payne ishte më efikasi te Trepça me 18 pikë e 5 kërcime derisa te Bashkimi u dallua Shanon Shorter me 13 pikë e 7 topa të kapura.

Pas 10 xhirove Trepça i prin renditjes tabelare me 8 fitore e 2 humbje sa ka edhe Bora e vendit të dytë.

Bashkimi ka 7 triumfe e 3 disfata dhe mban pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.