KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nga Elizabeth Taylor te Princesha Diana, kush ishte argjendari i famshëm që ndërroi jetë?

Nga Elizabeth Taylor te Princesha Diana, kush ishte argjendari i famshëm që ndërroi jetë?

Argjendari italian, Paolo Bulgari një nga figurat më të njohura të industrisë së bizhuterive luksoze, ka vdekur në Romë, në moshën 89-vjeçare.

Bulgari, nipi i themeluesit të kompanisë me të njëjtin emër, mori drejtimin e grupit në vitin 1984, duke ndihmuar në shndërrimin e biznesit familjar në një markë me famë botërore.

Familja e tij e kujtoi si një figurë të jashtëzakonshme dhe një ambasador të Italisë në botë, ndërsa kompania e cilësoi si një shpirt të vërtetë krijues, që la gjurmë të pashlyeshme në industrinë e bizhuterive.

Marka Bulgari u bë veçanërisht e njohur gjatë viteve 1950 dhe 1960, kur bizhuteritë e saj u preferuan nga yjet e Hollywood-it.

Ndër admirueset më të njohura ishte Elizabeth Taylor, së cilës Richard Burton i dhuroi një karficë me smeraldë dhe diamante për fejesë, si dhe një gjerdan luksoz për martesë.

Bizhuteritë e kësaj marke lidhen edhe me Princeshën Diana, e cila, sipas raportimeve, kishte marrë një unazë me diamante nga Dodi Fayed, pak para aksidentit fatal në Paris më 1997.

Paolo Bulgari iu bashkua biznesit familjar në vitin 1960 dhe, së bashku me vëllezërit, zhvilloi stilin karakteristik të kompanisë, të njohur për gurët e mëdhenj me ngjyra, arin e verdhë dhe format e guximshme.

Marka u zgjerua ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe orët, parfumet, produktet prej lëkure dhe hotelet, shkruan MSN.

Në vitin 2011, familja shiti aksionet kontrolluese të kompanisë te gjiganti francez i luksit LVMH, në një marrëveshje me vlerë mbi pesë miliardë dollarë.

Varrimi i Paolo Bulgarit do të mbahet të hënën në Bazilikën e Santa Croce in Gerusalemme në Romë.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.