KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 6 mijë jetë të shpëtuara, Rina Demiri Spahija tregon arritjen më të madhe të AMC-së

Mbi 6 mijë jetë të shpëtuara, Rina Demiri Spahija tregon arritjen më të madhe të AMC-së

Organizata Action for Mothers and Children (AMC) ka dhuruar mbi 4,100 flakona surfaktant gjatë më shumë se dhjetë vjetëve të angazhimit të saj, duke kontribuar në shpëtimin e mbi 6,000 jetëve të foshnjave të lindura para kohe.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija, në një intervistë për emisionin Expose, prodhim i GazetaBlic, ku ka folur për arritjet e organizatës në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Ajo ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar organizata ka dhuruar 260 flakona surfaktant, medikament që ndihmon në zhvillimin e mushkërive të foshnjave premature.

Sipas saj, shpëtimi i jetëve mbetet misioni kryesor i organizatës, ndërsa një tjetër arritje e rëndësishme është programi edukues “Klasat për Nëna”, përmes të cilit deri më tani kanë përfituar mbi 28 mijë gra.

“Përderisa surfaktanti dhe donacionet tona sjellin rezultate të menjëhershme, edukimi sjell rezultate afatgjata”, ka theksuar Demiri Spahija.

Duke folur për programet edukative, ajo ka bërë të ditur se këtë vit AMC ka lansuar edhe programin e bursave “James Trickler Fellowship”, i cili synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve në Kosovë.

Në kuadër të këtij programi, organizohen shkëmbime profesionale mujore ndërmjet pediatërve endokrinologë dhe një mjeku nga Dartmouth College, me të cilin organizata ka bashkëpunim dhe mentorim të vazhdueshëm.

Drejtoresha ka përmendur edhe kontributin e doktoreshave Elida Krasniqi dhe Atifete Ramosaj, të cilat çdo muaj përzgjedhin rastet më komplekse të fëmijëve me probleme endokrinologjike në Klinikën e Pediatrisë, për t’i diskutuar ato me specialistin nga Dartmouth College dhe për të shqyrtuar mundësitë për trajtim sa më profesional.

Megjithatë, ajo ka theksuar se ky program ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e tij, duke bërë të ditur se AMC është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe synon të përfshijë edhe kompanitë private në këtë përpjekje.

Përmes këtyre programeve, AMC synon të vazhdojë mbështetjen për foshnjat premature, fëmijët me sëmundje të ndryshme dhe gratë, duke ndërthurur ndihmën e drejtpërdrejtë me edukimin dhe zhvillimin profesional të stafit shëndetësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.