KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sezoni i vjeljes së ullirit – Ka prodhim të bollshëm, por mungon fuqia punëtore

Sezoni i vjeljes së ullirit – Ka prodhim të bollshëm, por mungon fuqia punëtore

Në kulmin e sezonit të vjeljes së ullinjve, fermerët po përballen këtë vit me një problem të madh: mungesën e fuqisë punëtore.

Në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, fermerët po u kërkojnë ndihmë të afërmve. Kjo e moshuar 84-vjeçare, pavarësisht moshës, ka dalë në ullishte për të ndihmuar në vjeljen e ullinjve të djalit.

Ndërsa një tjetër fermer ka thirrur vëllain, i cili ka ardhur nga Amerika së bashku me bashkëshorten, për të përfunduar vjeljen e ullishtes.

Edhe fermerë të tjerë kanë lënë përkohësisht punën në Greqi dhe janë kthyer në vendlindje, për të qëndruar të paktën dy muaj, kohë që u nevojitet për të vjelë prodhimin.

Por, përveç mungesës së punëtorëve, shqetësim për fermerët është edhe kostoja e lartë e punës.

Ata që arrijnë të gjejnë punëtorë duhet të paguajnë nga 3 mijë deri në 4 500 lekë në ditë për një person.

Përballë këtyre vështirësive, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të mbështetur këtë sektor. Sipas tyre, nëse nuk gjendet një zgjidhje për shitjen e vajit dhe përballimin e shpenzimeve, rreziku është që vitin e ardhshëm shumë fermerë të heqin dorë nga vjelja e ullinjve./rtsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.