Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shfaqet pranë të atit.
Postimi shoqërohet me një dedikim emocionues të vetë Hashim Thaçit, të publikuar fillimisht më 13 prill 2018 e të ripostuar sot në llogarinë e tij zyrtare, ku ai kujton lindjen e të birit gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në ato rreshta, ish-presidenti shpreh emocionet për momentin e ardhjes në jetë të Endritit dhe aspiratën që ai dhe bashkëmoshatarët e tij të ishin gjenerata e fundit e lindur në rrethana lufte.
“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, thuhet në mesazhin e ish-presidentit Thaçi.
Burimi: lajmi.net ↗


